Tha se është e mirë për marketing, Alesia Bami ka dy fjalë për Albana Bejkon: Dështakët….

Albana Bejko e ftuar në #EXPULS përballë gazetarit Ronaldo Sharka u pyet se kë do të zgjidhte, midis Alesia Bamit dhe Vilma Mashës.

Albana zgjodhi Vilmën, dhe e komentoi kështu:

“Profesionalisht, unë do të zgjedh Vilmën, jo vetëm profesionalisht por edhe si fizik ka imazhin e një vajze elegante. Nuk e di në çfarë aspekti e sulmojnë Alesian. Unë mund të jap mendimin tim aspak personal, por mund të gjykoj sa i përket fushës së sportit. Alesia është shumë e bukur, por në fushën e sportit nuk bën pjesë në gazetaret e sportit. Ajo çfarë synojmë ne të sjellim si frymë në Shqipëri është gazetare sporti dhe jo aksesor në fushën e sportit”, tha ajo.

Sharka insistoi se Alesia shpesh sulmohet, por Albana e mohoi diçka të tillë.

Por pa kaluar pak orë nga transmetimi emisionit, me shumë stil replikon Alesia Bami;

“Njerëzit e suksesshëm janë gjithmonë në kërkim te mundësive për të ndihmuar të tjerët, ndërsa dështakët janë gjithmonë të gatshëm për të të gjykuar”– shkruan Alesia në Instagram-in e saj.

Ta ketë pasur për Albanën?…

Albana Bejko: Alesia Bami është e mirë për marketing - #EXPULS

SHKARKO APP