Tuna promovon albumin, edhe një duet me Yll Limanin

Mbrëmë u promovua albumi me shtatë këngë i Tuna Sejdiut. Tuna vendosi që ta promovojë albumin e ri “Fortuna” në Shkup, ku edhe mbajti koncert ”live”.

Këngëtarja pas përfundimit të performancës dhuroi albumin e saj për të ftuarit, duke firmosur me emrin e saj. E veçanta e kopertinës së albumit është se ajo ia ka kushtuar disa fjalë zemre djalit, Tianit.

”Tian, hape të gjitha portat e shpirtit tim. Të don mami”, ka shkruar Tuna në dedikimin prekës për të birin. Kujtojmë që albumi i ri i Tunës përmban shtatë këngë, në mesin e tyre një bashkëpunim me Armend Rexhepagiqin dhe një me Yll Limanin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam munduar të jem feministe me tematikat e teksteve të mia, me këngët e ndryshme, vetë karakteri im ka qenë pro të drejtave të femrave, megjithatë ajo ndjenja e vërtetë më ka kapur më shumë pas shtatzënisë. Tani gruan e kuptoj ndryshe,” u shpreh ajo pak kohë më parë në një intervistë për Prive. Kësisoj, këngëtarja nuk mund të zgjidhte një datë më domethënëse sesa 8 Marsi.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.instagram.com/p/Bux5fYQhezn/?utm_source=ig_embed

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?