U bë sërish baba në moshën 83-vjeçare, ja shuma marramendëse që Al Pacino duhet të paguajë në muaj për djalin e tij

Aktori i njohur Al Pacino është bërë sërish baba në moshën 83 vjeçare nga lidhja e fundit me Noor Alfallah.

Djali i tyre Roman erdhi në jetë në muajin qershor të këtij viti. Al Paciono bashkë me partneren e tij kanë arritur marrëveshje për kujdestarinë e djalit, ku Noor do të marrë kujdestarinë fizike parësore dhe Al Paciono do të ketë të drejtën e shpeshtë të vizitës.

Aktori mësohet se duhet të paguaj 110 mijë dollarë fillimisht për djalin, dhe më pas nga 30 mijë dollarë në muaj si mbështetje financiare për të. Ai gjithashtu do të duhet të vendosë 15,000 dollarë në vit në një fond arsimor.

Sipas mediave të huaja, babai duhet të paguaj po ashtu 13,000 dollarë në muaj për një infermiere që do përkujdeset natën për djalin dhe çdo shpenzim tjetër mjekësor jashtë atij që ofron sigurimi mjekësor.

Të dy prindërit do të punojnë së bashku kur bëhet fjalë për përcaktimin e pushimeve dhe të dy kanë një rol të barabartë në vendimet e shkollimit dhe në ndjekjen e aktiviteteve jashtëshkollore të fëmijës.

Al Pancino dhe Noor u përfol se ishin ndarë pasi ajo paraqiti dokumente në gjykatë duke kërkuar kujdestarinë e plotë të fëmijës së tyre, por një përfaqësues i Pacino-s mohoi një ndarje, duke thënë se ata ishin bashkë.

Pacino tashmë ka tre fëmijë të rritur nga marrëdhëniet e mëparshme. Ai është baba i dy binjakëve 22-vjeçarë Olivia Pacino dhe Anton James Pacino nga lidhja e tij me aktoren Beverly D’Angelo, si dhe babai i Julie Pacino, 34 vjeçe, nga marrëdhënia tij me Jan Tarrant.

SHKARKO APP