“U prehsh në paqe”, Aurela Gaçe humb njeriun e shtrenjtë

Këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka treguar se është ndarë nga jeta një person shumë i shtrenjtë për të. Ka qenë vetë këngëtarja ajo që e ka dhënë këtë lajm me anë të një postimi në profilin e saj në Instgram.

Aurela ka treguar se nga jeta është ndarë gjyshja e saj. Po ashtu ajo ka postuar një video të gjyshes së saj për të cilin ka shkruar se e ka xhiruar vetëm pak ditë më parë, në kohën kur Aurela kishte shkuar ta vizitonte gjyshen, e cila luftonte me një sëmundje të rëndë.

Aurela gjithashtu ka shkruar se amaneti i saj ishte që kur të ndërronte jetë ta kujtonin duke i kënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj një peng që i ka mbetur, faktin që nuk ka arritur të përcjellë për në banesën e fundit gjyshen, për shkak se ndodhet larg.

Swiss Digital Mobile Reklama

Postimi i plotë:

Nena ime.Para pak javesh isha tek ti dhe le nje amanet qe fatmiresisht e xhirova. – “Kur te vdes une, dua te kendoni” -me the- dhe fillove mi tregove vargjet …. “Do kendoj ,por s’më bën zëri, qysh t’ja bëj këtij hatëri, qysh t’ja bëj derës së madhe, që po heq shumë halle” …. Ti ishe dera e madhe qe po vuaje ne ditet e tua te fundit, mes dhimbjesh ne shtrat, duke folur me fotot e femijeve te tu te ikur para kohe…mbase u thoshe qe do t’u shkoje pranë, mbase u thoshe se te kishte marre aq shume malli…le.mbas femije e niper e mbesa plot e më beso se asnje nga ne sot nuk ka fuqi te kendojë . Te dyja gjyshet e mija nuk kam arritur t’i percjell ne banesen e fundit, duke qene shume shume larg (USA) , por dhimbja e loti eshte shume i hidhur. Mburresha me ty , si nje grua shume te forte ne cdo aspekt . Ti ishe nëna e mamit tim, dhe ajo sot të humbi ty..dhe ne familja e madhe humbem te fundit njeri qe mbante hapur deren e madhe… …tani do te kendosh atje lart ne parajsë, me ata qe të mungonin aq shume…u prehesh ne paqe nëna ime …engjelli yne . Nuk ka si gjysherit. Nuk ka si dashuria e tyre…dhe dhimbja qe lene pas qenka shume e madhe.”

https://www.instagram.com/p/But5bsGAhIB/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?