FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

U shty disa herë pas skandalit të të atit, vendoset data e dasmës së Princeshës Beatrice

Princesha Beatrice dhe Edoardo Mapelli Mozzi do të martohen në 29 maj të këtij viti. Në fund të vitit të kaluar Princi Andreë u akuzua se kishte abuzuar me një minorene. Në një intervistë që dha për BBC, ai e mohoi këtë gjë, edhe pse deklaratat e tij ishin kontradiktore.

Po ashtu, ai konfirmoi miqësinë me Jeffrey Epstein, i cili është dënuar për trafikim dhe abuzim minorenesh. Pas kësaj, Princi Andreë u detyrua të hiqte dorë nga detyrat mbretërore.

Pas skandalit në të cilin u përfshi i ati, Princesha Beatrice u detyrua të shtynte dasmën dhe fejesën e saj që ishte parashikuar të zhvillohej në muajin dhjetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Së fundmi revista ‘People’ ka konfirmuar se dasma e Princeshës Beatrice dhe partnerit të saj Edoardo Mapelli Mozzi do të mbahet më 29 maj. Pritja do të zhvillohet në Buckingham Palace, ndërsa ceremonia mund të mbahet në Royal Military Chapel.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?