VIDEO/ Fjolla Morina në gjendje të rënduar: I drejti fiton në fund
Fjolla Morina ka shpërthyer në lot, duke shprehur ndjenjat dhe forcën e saj të brendshme përballë sfidave që po kalon gjatë qëndrimit në ”Big Brother Kosova Vip 4”. Mes emocionesh të forta, Fjolla u shpreh se është e vendosur t’i përballojë të gjitha vështirësitë e vetme, pa kërkuar ndihmë nga askush, duke theksuar se gjithmonë ka qenë një grua e fortë.
“Krejt kam me i kalu, me krejt forcat e mia, veç vetë, pa kërkon hiç, pa kërkon hiç, se gjithë kam qenë e fortë edhe e di që i drejti do të fitojë në fund edhe fiton”, tha ajo.
Vazhdoi me një mesazh motivues dhe të fuqishëm, që duket se është edhe motoja e saj. “Mbaje në mend çfarë po të them, heq por fiton. Kurrë nuk e heq këtë prej mendjes edhe u kry”, tha Fjolla mes lotësh.
Ky moment ka prekur edhe banorët e tjerë të shtëpisë, ndërsa reagime të shumta kanë ardhur edhe nga publiku, i cili e ka përkrahur Fjollën për sinqeritetin dhe forcën që po tregon.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

