VIDEO/ Gazetari Andi Vrapi në jurinë e ”Kënga Magjike 2024”, Ardit Gjebrea e quan zgjedhje të duhur
Gazetari Andi Vrapi, i cili njihet për thumbat në rrjete sociale për çdo ngjarje që ndodh në vend, do të jetë anëtar jurie tek ”Kënga Magjike 2024”, për garën e artistëve të rinj dhe jo vetëm. Producenti dhe prezantuesi Ardit Gjebrea, ka postuar një video në rrjetet sociale ku nuk e ka zbuluar fytyrën e Andit sepse ka filmuar vetëm reflektimin e tij në xham ndërsa bisedon me të, por nga zëri dhe reflektimi është e kuptueshme cili është. ”Sapo e mbylla edhe me një tjetër anëtar jurie për Kënga Magjike 2024. U surprizua nga propozimi, por unë e di që është zgjedhja e duhur”, shkruan Arditi.