VIDEO/ Kjo është makina e re Ferrari për Botërorin 2019 në Formula 1

Pa asnjë revolucion teknik, por sigurisht me ndryshime në aerodinamikë, Ferrari ka prezantuar makinën e re për Botërorin 2019 të Formula 1.

Në një ceremoni madheshtore, të zbukuruar nga efektet speciale, skuaderia italiane njohu tifozët e saj dhe ata të sportit më të rëndësishëm të automobilizmit.

E kuqja klasike e Ferrarit nuk ndryshon, ndërsa njëvendëshes i janë shtuar edhe konturet e zeza për shkak të sponsorit të ri në këtë sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë makinë që është quajtur SF71H, Ferrari kërkon të kthehet te titulli kampion në Formula 1 dhe këtë mision do t’ia besojë dy pilotëve Sebastian Vettel dhe Charles LeClerc.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dy pilotët ishin të pranishëm në ceremoninë e prezantimit të makinës së re, ndërsa u shprehën entuziastë dhe optimistë në prag të Botërorit 2019.

Scuderia Ferrari F1 2019 Official Car Launch Event

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?