VIDEO/ ”Le t’kallet Mahalla” nga Atalanta Band dhe Koki Surle, një këngë fantastike që të kall dasmën

Këngët janë ato që nuk mungojnë asnjëherë në sezonin e verës, dhe artistët punojnë për të nxjerrë hite. ”Le t’kallet Mahalla” është projekti i ri nga Atalanta Band që këtë herë vijnë në bashkëpunim me artistin Koki Surle.

Fatoni & Florioni, Atalanta Band dhe Koki Surle kanë punuar bashkë një këngë fantastike, shumë festive dhe me motive shqiptare. Për tekstin dhe muzikën e këngës është përkujdesur Petrit Sefaj, kurse videoklipi është punuar nga produksioni Bug Production.

Një këngë verore dhe pritet që të bëhet një hit nëpër dasma, pasi është e krijuar me shumë detaje për këtë ditë të shënuar të çdo çifti që dashurinë e tyre e realizojnë edhe me një dasëm. Grupi Atalanta nga Kosova, janë ndër më të kërkuarit për dasmat dhe kjo pasi këndojnë LIVE dhe dinë sesi të zhvillojnë një dasëm dhe ta kallin atë, siç e tregon edhe projekti i tyre më i fundit.

SHKARKO APP