VIDEO/ Ori Nebijaj merr surprizën e papritur në emision ‘live’: E meritojmë një ‘Grammy’

Ori Nebijaj është një nga prezantueset më të ëmbla të ekranit shqiptar. Prej disa sezonesh së bashku me Isli Islamin ajo drejton emisionin e mëngjesit ‘Wake Up’ në ‘Top Channel’.

Dyshja e njohur gëzojnë një miqësi shumë të mirë dhe publikojnë shpesh herë në ‘Instagram’, momente nga puna e tyre e përditshme.

Së fundmi Ori ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj një video gjatë një prej emisioneve, ku Isli e ka vendosur në siklet bukuroshen. Gjatë transmetimit të programit ai vuri papritur në sfond një regjistrim të Nebijaj-t, duke kënduar.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur ‘gjëmën’ ta bën kolegu ‘live’ në emision. E meritojmë një ‘Grammy’ o Isli”, shkroi moderatorja krahas videos.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndonëse ky ishte një moment i sikletshëm për Orin’ duhet ta pranojmë se shkaktoi shumë të qeshura në studio dhe jashtë saj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?