Video-t e Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici. Flet edhe artisti i ri
Publikimi dhe shpërndarja në rrjet e videove intime të regjistruara në ambiente private të kompozitorit Adrian Hila ka çuar në denoncimin e parë pranë policisë. Sipas informacioneve të raportuara, një këngëtare nga Kosova, me inicialet E.A., ka dhënë dëshminë e saj lidhur me rrethanat e ngjarjes. Ajo ka deklaruar se nuk e konsideron kompozitorin përgjegjës për nxjerrjen e pamjeve dhe ka bërë denoncim ndaj një personi tjetër, të cilin e ka identifikuar si një prej individëve të parë që ka publikuar videot në portale.
Në kuadër të hetimit, policia ka marrë deri tani katër deklarime. Përveç E.A., kanë dëshmuar edhe dy këngëtare të tjera, E.F. dhe B.M., si dhe vetë Adrian Hila. Kompozitori ka pretenduar para hetuesve se pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë në ambientet private janë siguruar në mënyrë të paligjshme, duke ngritur dyshimin se sistemet e tij të sigurisë mund të jenë hakeruar.
Hila po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “ndërhyrja e padrejtë në jetën private”, vepër e parashikuar në Kodin Penal dhe e dënueshme me gjobë ose me burgim deri në dy vjet. Në kuadër të hetimeve është kontaktuar edhe një këngëtar i ri, i cili është bërë i njohur për publikun përmes një talent show. I riu G.H shfaqet gjithashtu në disa prej pamjeve intime. Sipas deklarimit të tij, marrëdhënia ka qenë konsensuale dhe ka nisur pasi kishte mbushur moshën madhore.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4760

