Vr@sja e Liridonës, Pacolli nis gjyqin ndaj Currit. Analisti: Kërkon dënimin tim si në Rusi
Vrasja tragjike e Lirodona Ademit ka prodhuar një proces gjyqësor në Shqipëri. Deklaratat e analistit, Arian Currit në studion e emisionit Top Story-t janë bërë objekt i një padie të ish-Presidentit të Kosovës, Behxhet Pacolli ndaj analistit.
Analisti ka marrë një fletëthirrje nga Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës se duhet të paraqitet në seancën gjyqësore të datës 10 tetor. Pacolli e akuzon Currin për veprat penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”. I pyetur nga Top Channel në lidhje me thirrjen në gjyq, Curri tha se në deklaratat e tij nuk ka pasur kurrë fyerje apo shpifje.
“Do të paraqitem vetë në gjyq në datën e caktuar. Njoftimin e mora nga mediat, te cilat raportonin se Bexheti ka kërkuar dënimin tim me burg. Si ndërtues dhe biznesmen i Kremlinit, Bexhet viktima mendon se në Shqipëri, ashtu si në Rusi, gazetarët burgosen për opinionet e tyre.
Në deklaratat e mia s’ka patur kurrë shpifje as fyerje për askënd. Nëse Bexhet viktima flet një shqipe tjetër nga e imja, ky s’është problemi im. Po vjen nëntori i vitit të vrasjes se Liridona Ademit dhe Pacoll viktima, në vend që të interesohet për zbardhjen e motiveve të vrasjes së nënës së fëmijëve që ky u ka prerë flokët si kumbar, investohet në gjyqe kundër gazetarëve dhe fjalës së lirë në media. P.S: Termi “viktimë” për Bexhetin nuk është fyerje, por term gjyqësor, sepse në padinë kundër meje Pacolli merr statusin e viktimës akuzuese”, tha Curri.