Xheni i jep fund një herë e mirë: Benardin nuk e njoh më
Xheni Mhillaj dhe Benard Marashi ishin një nga çiftet më të pëlqyera të ‘Big Brother Albania 9’.
Lidhja e tyre vazhdoi dhe pas daljes nga ky ‘reality show’, por më pas çdo gjë mori fund.
Pavarësisht kësaj dyshja vazhduan të përfliteshin shumë dhe shpesh herë u aludua edhe për një rikthim të mundshëm.
Por tashmë dihet se historia e tyre e dashurisë ka përfunduar dhe secili prej tyre jeton jetën e tij.
Pas ndarjes Xheni është ajo e cila ka dhënë më shumë detaje nga marrëdhënia dhe është sërish ish-banorja e cila nëpërmjet një përgjigjeje në ‘Instatory’ tregon se me Benardin çdo gjë ka marrë fund dhe tanimë ajo e ka ‘fshirë’ nga jeta e saj këtë histori dashurie.
Fansat e kanë pyetur nëse e do më Benardin dhe Xheni ka thënë se nuk njeh më një person me këtë emër.
Kujtojmë se së fundmi, Xheni është rikthyer në Itali për të qëndruar pranë familjes së saj.

