“Xigu, xogu, xigu”, Tayna sjell këngën me Kejvina Kthellën

Tayna ka publikuar projektin e ri muzikor, të titulluar “Kce” ku vëmendje të madhe marrin femrat e shumta në klip. Tre prej fjalëve që të fiksohen në kokë sapo dëgjon këngën janë “xigu, xogu, xigu”.

Ky projekt muzikor është ritmik dhe pritet të “pushtojë” gjithë klubet e natës në një kohë të shkurtër. Një prej vajzave në klipin e Taynës është një personazh publik, të cilën e njohim të gjithë.

Bëhet fjalë për modelen Kejvina Kthella, e cila u bë e njohur nga pjesëmarrja në “Xing me Ermalin”. Ajo së bashku me Taynën duken të afërta dhe kërcejnë pothuajse gjithë kohës bashkë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, këngëtarja ka njoftuar se kënga e rradhës do t’i dedikohet një kauze të rëndësishme sociale si bullizmi.

Swiss Digital Mobile Reklama
Tayna - Kce (Official Video)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?