Zaniolo shkëlqen në fushë, e ëma në Instagram (FOTO LAJM)

Nicolo Zaniolo është ylli që po shkëlqen në Romë, sepse pas paraqitjeve spektakolare në kampionat, dhuroi një mbrëmje magjike edhe në Champions League, duke shënuar dy herë në portën e Iker Casillas dhe duke u dhënë verdhekuqve fitoren 2-1 përballë Portos.

Por përveç 19-vjeçarit, edhe mamaja e tij, Francesca Costa po njeh një famë në rritje kohët e fundit në Instagram, ku poston vazhdimisht foto provokuese, në të cilat reklamon mjaft mirë linjat dhe është e vështirë të besosh se ka 40 vite mbi shpinë.

Por pikërisht kjo sjellje e mamasë, ka shqetësuar mesfushorin e Romës, i cili i ka reaguar ndaj saj, duke i kërkuar të bëjë kujdes me fotot që poston, ndërsa të njëjtën gjë i ka kërkuar asaj edhe klubi i Romës, që ka theksuar se Zaniolo është mjaftueshëm në qendër të vëmendjes në këto momente.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?