FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohen pagat e aktorëve të Hollywoodit

Aktorja Jennifer Lawrence mbetet në krye të listës së aktorëve më të paguar në Hollywood. Lawrence ka fituar 20 milionë dollarë për filmin e ri “Hunger Games: Red Sparrow”, ndersa pas saj është Will Smith për filmin “Bright” dhe Dawayne Johnson për filmin “Jumanji: Welcome to the Jungle”. Në seritë televizive Jom Parson dhe Johnny Galecki paguhen nga 900 mijë dollarë për paraqitjen e tyre në serinë “The Big Bang Theory”, raporton The Hollywood Reporter. Larg tyre nuk është as aktori legjendar Kevin Spacey, i cili fiton 500 mijë dollarë për çdo episod të “House of Cards”. Aktorja Emma Watson raportohet se është paguar vetëm 3 milionë dollarë për paraqitjen e saj në filmin “Beauty and the Beast”, ndersa Jessica CHastain është paguar 700 mijë dollarë për filmin “Woman Walks Ahead”. Bukuroshja izraelite Gal Gadot është paguar vetëm 150 mijë dollarë edhe pse filmi i saj “Wonder Woman” fitoi 800 milionë dollarë nëpër arkat filmike. Pagë të ulët ka edhe Indira Varma për paraqitjen e saj në serinë e famshme “Game of Thrones”. Ajo paguhet vetëm 55 mijë dollarë për çdo episod.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?