Zyrtarisht një këngë me titull ”Dua Lipa” (VIDEO)

Këngëtarja suedeze e pop- it, Amanda Winberg mendoi ta titullonte këngën e saj të dashurisë, thjesht dhe vetëm “Dua Lipa”. Në një intervistë për “Women in Pop”, Amanda shpjegoi arsyen se përse preferoi të vendoste emrin e këngëtarës së famshme me origjinë shqiptare.

“Dua Lipa është seksi, e paparë dhe shumë njerëz, besoj unë do bënin gjithçka për të. Njësoj si unë me tipin për të cilin më ka rënë në kokë në këngë. Sinqerisht, teksa realizoja këtë këngë [Dua] ishte njeriu i parë që më erdhi në mendje. Ishte e para për të cilën mendova “Ç’është më e mirë se një akullore? Ah, Dua Lipa”.

Videoklipi është realizuar në Spanjë dhe siç artistja tregon për Billboard “kënga ka ritëm të gëzueshëm, po nuk i mungon as ana melankolike. Kur unë bie në dashuri e gjej veten pikërisht mes emocionesh të tilla”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?