Mbi 1700 raste me HIV në Shqipëri, 73% e të infektuarve janë…

Në Shqipëri janë mbi 1700 raste me HIV. Raporti i OBSH për mbikqyrjen e HIV/AIDS në Europë thekson se nga viti në vit rastet në Shqipëri kanë ardhur në rritje. Në total nga 1725 raste, 73 % janë meshkuj të infektuar. E thënë ndryshe, në Shqipëri me HIV janë 1257 meshkuj dhe 468 femra.

Ajo që bie në sy në të dhënat e OBSH për Shqipërinë, është fakti se 21% e të infektuarve meshkuj e kanë marrë virusin nga kontakti seksual me meshkuj të tjerë, si dhe në 9 raste nga injektimi i drogave me shiringë. Megjithatë në shumicën e rasteve infektimi ka ardhur nga marrëdhënit heteroseksuale

Në raport me Europën, në vend ka një prevalencë të ulët të raportimeve me HIV. Vendi ynë lë pas Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut si shtetet me numrin më të ulët të rasteve me HIV/AIDS.

SHKARKO APP