Sot avokati i Radoiçiç, por dikur si gjykatës ka dënuar 150 shqiptarë me 1.600 vjet burgim

Goran Petronijeviç, është avokati i autorizuar i Milan Radoiçiç. Përgjatë regjimit të ish-liderit serb, Sllobodan Millosheviç, Petronijeviç ka qenë gjyqtar në Gjykatën e Pejës në Kosovë. Në atë pozitë, në maj të vitit 2000, Petronijeviç i ka dënuar 150 shqiptarë të Kosovës me një total prej 1.600 vjetëve burgim nën dyshimet për kryerje të terrorizmit, raporton Evropa e Lirë.

Ai është larguar nga pozita e gjyqtarit pas ndryshimeve demokratike të 5 tetorit në Serbi, dhe më pas e ka ushtruar profesionin e avokatit. Para gjykatës ndërkombëtare, avokati Petronijeviç i ka përfaqësuar disa klientë nga Serbia, të akuzuar për krime lufte. Më i famshmi është Radovan Karaxhiç, presidenti i parë i Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, i cili është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjykatën e Hagës për krime lufte.

Para Tribunalit në Hagë, ai e ka mbrojtur gjithashtu ish-oficerin e ushtrisë jugosllave, Veselin Shlivançanin, i cili është dënuar për krime lufte në Ovçara afër Vukovarit. Në mesin e gushtit, Petronijeviç ka njoftuar për një iniciativë për ta mbrojtur Millorad Dodikun, presidentin e entitetit Republika Sërpska të Bosnje e Hercegovinës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?