1 milion euro ndan Milanin nga rinovimi me Hakan Calhanoglu

during the Serie A match between AC Milan and Brescia Calcio at Stadio Giuseppe Meazza on September 1, 2019 in Milan, Italy.

1 milionë euro përfshirë edhe bonuset e ndajnë Milanin nga rinovimi me Hakan Calhanoglu. Pas shumë muajsh bisedime më në fund palët janë drejt arritjes së një marrëveshjeje që do ta mbajë turkun në Milano në pjesën kuqezi edhe për disa vite të tjera.

Calhanoglu është në skadencë kontrate me Milanin në fund të këtij sezoni dhe deri tani mesfushori turk nuk kishte pranuar ofertat që i kishin bërë drejtuesit e klubit për rinovimin, pasi nuk ishte dakord me pagën që i ofronin.  Gjithsesi diferencat tashmë janë më të ulëta pasi Milani tashmë e ka rritur ofertën në 4 milionë euro në sezon nga 5 milionë eurot që kërkon agjenti i numrit 10 të kuqezinjve Gordon Stipic.

Gjithsesi me bonuset oferta e Maldinit dhe Massarës mund të kapë shifrën e 5 milionëve dhe hedhja e të zezës mbi të bardhë nga Calhanoglu është shumë afër. Calhanoglu është një pikat më të forta në mesfushën e Milanit, ndërkohë që në këtë sezon është aktivizuar në 28 takime në të gjitha kompeticionet nga Pioli duke realizuar dhe 6 gola.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?