10 presidentët më të pasur të skuadrave në botë, Agnelli është i treti
Skuadrat më të mëdha në botë financohen nga miliarderë të pasur, të cilat i investojnë paratë e tyre. Shumë prej tyre janë në krye të klubeve me shumë emër, ndërkohë që të tjerë kanë investuar për t’u ngritur edhe më shumë emrin. Por cilat janë më të pasur? Lista më poshtë mund t’ju ndihmojë të krijoni një përshtypje të saktë.
Sheik Mansour konfirmohet në krye me një pasuri që shkon në 20 bilionë euro, i ndjekur nga bosi i Leipzig Mateschit me 19 bilionë. Në vendin e tretë është presidenti i Juventusit me 14 bilionë, ndërkohë që numri një i PSG-së, Al-Khelaifi është vetëm në vendin e 8-të me 8 bilionë. Në vendin e 9-të është presidenti i Interit, që po përjeton një krizë të madhe në Kine, teksa ka nxjerrë në shitje dhe aksionet e zikaltërve.

KOHA JONË SONDAZH

