“11 minuta lojë” për 3-0, Spanja golat kurse kuqezinjtë trondisin shtyllat

Vetëm 11 minuta lojë i kanë mjaftuar “Furia Roja”-s të mposhtë kuqezinjtë tanë, të cilët shkonin me mungesa të shumta në Alicante, përballë një superfuqie si Spanja, që gjithsesi bëri eksperimentet e saj. Në ndeshjen e fituar 3-0, spanjollët kishin hedhur në fushë nga minuta e parë, lojtarë të tillë si Rodrigo i Valencias, apo Alvaro Odriozola i Real Sociedadid.

Shqipëria e nisi me presion lojën dhe në minutat e para ia doli të bënte disa sulme, gjithsesi të parrezikshme për De Gean, por kjo zgjati deri në minutën e 16, kur ishte pikërisht Rodrigo që shfrytëzoi asistin e Iscos për të zhbllokuar rezultatin në 1-0. Tetë minuta më vonë ishte fantazisti i Realit të Madridit, Isco që do të dyfishonte rezultatin, për t’i lënë vend 3 minuta më vonë Thiago Alcantarës të mbyllte gjithçka. Për kombëtaren kuqezi ishte një pjesë e parë për t’u harruar, me shumë gabime në mbrojtje, ndërsa e vetmja shpresë për të lënë gjurmë në Alicante ishte ajo shtyllë e goditur nga Asdren Llullaku, përpara se ekipet të shkonin në dhomat e zhveshjes.

Pjesa e dytë nisi me dy zëvendësime për kuqezinjtë, me Sadikun dhe Agollin që zunë vendet e Balliut dhe Memollës respektivisht. Ndryshe nga pjesa e parë, këtë herë shqiptarët patën më shumë hapësira dhe tentuan disa herë të shënonin të paktën golin e nderit, por askush nuk ia arriti, madje as Armando Sadiku që goditi bukur me kokë, pas një krosimi nga e djathta, por që u ndal sërish në shtyllë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Spanja shënoi golat, ndërsa ne tronditëm shtyllat, në një ndeshje që sheh “La Roja”-n të presë zyrtarisht biletën për në “Rusi 2018”, ndërsa Shqipërisë i lëkunden tashmë edhe pozitat si forcë e tretë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbyllet ndeshja. Spanja na mund 3-0

Spanja e mbyll në sulm. Asensio ekzekuton një goditje dënimi, por topi përfundon pak mi traversë

Mbyllet koha e rregullt

89′

Llullaku godet dëshpërimisht, shumë larg portës kundërshtare. Në hije thuajse gjatë gjithë pjesës së dytë

Me pasime të shumta, spanjollët zhvendosen në zonën tonë gradualisht, por pa u shfaqur rrezikshëm.

85′

Këndore për Spanjën

82′

Spanja kryen edhe zëvendësimin e tretë. Largohet autori i golit të parë, Rodrigo, në fushën e lojës një 36-vjeçar, Aduriz

77′

Saul në hyrje të zonës godet fuqishëm, por fatmirësisht topi përfundon jashtë

Mbyllen 75 minuta lojë dhe Spanja duket e kënaqur me shënimin e tre golave në pjesën e parë, ndërsa skuadra jonë ka pasur disa mundësi të mira shënimi, por ende nuk ka mundur të lërë gjurmë në këtë transfertë.

74′

Spanja bën tjetër zëvendësim. Në lojë Asensio, largohet Silva

73′

Dy mundësi të shkëlqyera për Shqipërinë, Latifi godet fillimisht në hyrje të zonës, e ndal De Gea. Më pas, topi shkon te Sadiku që i pati të gjitha mundësitë për të shënuar por e dërgoi topin mbi traversë

72′

Sulm i shpejt i Spanjës, ndërsa një krosim nga Isco dërgohet në këndore nga Berisha

Isco godet mbi traversë

70′

Ndëshkohet Hysaj

69′

Armando Sadiku godet shtyllën, i pafat sulmuesi ynë

67′

Fitojmë goditje nga këndi, por topi përfundon në duart e De Geas pas krosimit

66′

Shqipëria bën edhe zëvendësimin e tretë. Largohet Grezda dhe në fushën e lojës futet Latifi

65′

Ndëshkohet edhe Silva te Spanja pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Agollit

Kaçe goditi fuqishëm nga jashtë zone, por topi u devijua nga një prej kundërshtarëve. Më pas, Memushaj krosoi në zonë, por spanjollët larguar rrezikun

61′

Fitojmë tjetër këndore

Arlind Ajeti për pak mund të gjente kuadratin, teksa goditi me kokë pas krosimit të Kaçes nga këndi

Minuta të mira për kombëtaren tonë. Hysaj fiton një këndore

53′

Këtë herë na shpëton Berisha. Rodrigo ishte sërish i vetëm me portierin tonë që mundi ta ndali, duke e dërguar topin në këndore

51′

Koke shfaqet rrezikshëm në dy raste në portën tonë, por shpëtojmë pa u ndëshkuar

Sadiku e kalon mbrojtësin spanjoll, i cili e ndalon në mënyrë të gabuar dhe ndëshkohet nga kryesori i takimit

Grezda ndëshkohet menjëherë pas një ndërhyrje në mesin e fushës ndaj Albës

Nis pjesa e dytë

Panucci hedh në fushën e lojës Agollin dhe Sadikun. Largohet Memolla dhe Balliu

Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e 3 golave të Spanjës

45+1

Tjetër shans i artë për Llullaku. Eros Grezda i rrëmben topin Pique, por Llullaku gabon fare pranë portës

39′

Spanja zhvendoset me shpejtësi në zonën tonë, Rodrigo gjendet i lirë brenda zonës, godet me kokë, por këtë herë fatmirësisht gabon

38′

Minuta të mira për Kombëtaren tonë. Një kontroll i gjatë i topit nga lojtarët tanë, por pa mundur të shfaqen rrezikshëm. Xhaka pati një mundësi të mirë në hyrje të zonës, por goditi mbi traversë

34′

Këtë herë mundësia e shënimit ishte e Jordi Alba. Lojtari i Barcelonës lëshon një diagonale që përfundon jashtë

33′

Nuk kanë të mbaruar rastet e pastra për Spanjën në drejtim të portës sonë. Rodrigo i vetëm përballë Berishës, ndalet nga portieri jonë dhe më pas Silva godet mbi traversë

32′

Spanja ekzekuton dy goditje nga këndi të njëpasnjëshme, por fatmirësisht këtë herë shpëtojmë pa pësuar

30′

Shqipëria del në sulm me Llullakun. Por edhe këtë herë, nuk arrijmë të gjejmë kuadratin e portës kundërshtare.

Spanjës i kanë mjaftuar vetëm 27 minuta për të na ndëshkuar 3 herë. Tre gola të shënuar me mjaft lehtësi nga brenda zonës sonë.

27′

Spanja trefishon shifrat. Këtë herë shënon me kokë Thiago

25′

Traversë! Mundësi mjaft e mirë për Shqipërinë për të ngushtuar diferencën. Llullaku godet bukur me kokë, por topi përplaset në traversë

Isco ka realizuar një gol të bukur. Merr një asist perfekt brenda zonës tonë dhe më pas goditja e tij është e pakapshme për Berishën

23′

Spanja shënon edhe golin e dytë këtë here me Isco-n

16′

Rodrigo na ndëshkon, Spanja kalon në avantazh

15′

Shqipëria shfaqet sërish rrezikshëm në portën spanjolle. Llullaku shkëputet në të djathtë të sulmit, kroson në zonë, por asnjë prej lojtarëve tanë nuk mundet të godasë

14′

Llullaku ndëshkohet me kartonin e verdhë, pasi ka përplasur me sup Pique

13′
Mundësi e artë për Spanjën, por Rodrigo nuk godet si duhet me kokë

12′

Goditja e parë nga këndi për Spanjën, largohet rreziku në zonën tonë

9′
Mundësi e mirë për Eros Grezdën, i cili godet në kuadrat, por gjuajtja e tij është e lehtë dhe pritet nga portieri De Gea

8′
Spanja është nën kontrollin e topit, ndërsa Memushaj fiton një goditje të lirë në hyrje të zonës sonë, duke i dhënë qetësi ekipit

Kalojnë 5 minutat e para dhe Kombëtarja jonë duket e vendosur mirë në fushën e lojës.

4′

Pique vërshëllehet nga tifozët spanjollë. Lojtari është mes polemikave të shumta pas referendumit për pavarësinë e Katalonjës

Nis ndeshja. Topin e parë e luan Spanja

Trajneri Panucci ka vendosur të aplikojë një formacion mbrojtës. Duke marrë parasysh kualitetet e futbollistëve iberikë, tekniku italian vendosi të aplikojë skemën 5-3-2.

Në formacionin e Panuccit është prania e Ivan Balliu, që do të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërkohë që përkrah tij janë, Memolla, Ajeti, Veseli, Hysaj.

Në mesfushë, bie në sy rikthim në formacion i Taulant Xhakës, por edhe Ergys Kaçes, të cilëve do t’u bashkohet edhe Ledjon Memushaj, për të goditur mbrojtjen e Spanjës me anë të kundërsulmeve. Në repartin e avancuar, Panucci do të aktivizojë dy sulmues Lullakun dhe Grezden, duke lënë jashtë Armando Sadikun.

Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e tretë me 13 pikë. Spanja e para në grup me 22 pikë, Italia e dyta me 19 pikë. Izraeli në vendin e katërt në grup me 9 pikë, më pas Maqedonia me 7 dhe mbyll grupin me 0 pikë Lihtenshtejni.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?