12 gola të pësuar në 4 ndeshje, dhe vetëm një gol të shënuar me Rrakllin ndaj Anglisë (VIDEO)
Kombëtarja jonë kuqezi e nisi me këmbën e mbarë fushatën kualifikuese në Grupin I të “Katar 2022”. Goli i Lenjanit ishte i mjaftueshëm për të marrë 3 pikët e para, ndërkohë që loja la sërish për të dëshiruar, veçanërisht në fraksionin e dytë. Tashmë e gjithë vëmendja do të jetë te ndeshja e së dielës që do të na vendosë përballë një nga kombëtareve më të fuqishme në botë, Anglisë. Më 28 mars, në “Arena Kombëtare” do të jetë kombëtarja më e shtrenjtë në Europë, e mbushur me yje. Por si janë precedentët e mëparshëm mes kombëtares sonë dhe asaj angleze?
Kundër “Tre Luanëve” në fushata kualifikuese të Botërorit nuk kemi asnjë fitore, por edhe golavarazhi është i frikshëm, 12 gola të pësuar dhe vetëm një të shënuar. Humbja më e thellë është në vitin 1989, ndërkohë që të vetmin gol e kemi realizuar më 28 mars 2001 në stadiumin “Qemal Stafa”, me Rrakllin që shënoi një gol fantastik me një goditje të bukur me të djathtën, pas një rivënie të shpejt nga krahu i djathtë.
08 mars 1989: Shqipëri-Angli 0-2 (Kualifikuese Botërori)
26 prill 1989: Angli-Shqipëri 5-0 (Kualifikuese Botërori)
28 mars 2001: Shqipëri-Angli 1-3 (Kualifikuese Botërori)
05 shtator 2001: Angli-Shqipëri 2-0 (Kualifikuese Botërori)
KOHA JONË SONDAZH

