FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

16 vjeçari thyen rekordin e Ronaldos në Portugali dhe shpërthen në lot

Dario Essugo nuk ka për ta harruar kurrë mbrëmjen e 20 marsit 2021, kur debutoi për herë të parë me Sportingun e Lisbonës, në moshën 16 vjeç e 6 ditë. Futbollisti i ri u fut në fushën e lojës në minutën e 84-t të ndeshjes që Sportingu fitoi 1-0 ndaj Vitoria Guimaraes, duke zëvendësuar Joao Marion.

Kur arbitri i dha fund ndeshjes, Essugo shpërtheu në lot, jo vetëm sepse realizoi ëndrrën për të luajtur me ekipin e tij të zemrës, por edhe sepse shkroi historinë, duke u bërë futbollisti më i ri që debuton me “Luanët” e Portugalisë.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga vetë Cristiano Ronaldo, i cili debutoi me Sportingun kur ishte 17 vjeç, 6 muaj e 9 ditë. Tashmë, Essugo ka kohë 1 vit e 8 muaj për të thyer rekordin e CR7 si golashënuesi më i ri i skuadrës portugeze.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?