200 ndeshje në Serie A, Atalanta uron kapitenin e Kombëtares tonë
Berat Gjimshiti luan ndeshjen e tij të 200 me Atalantën në Serie A. Aktivizimi në pjesën e dytë e mbrojtësit kuqezi në sfidën e javës së 16 ndaj Cagliarit ishte e 200 në karrierë në elitën e futbollit Italian me fanellën e bergamaskëve për Gjimshitin
Një arritje e rëndësishme për mbrojtësin, i cili është kthyer në një element shumë të rëndësishëm të këtij klubi, me statistikat që tregojnë qartësisht përse.
Rezulton se që nga viti 2019 e deri më sot, ai ka koleksionuar 600 duele ajrore të fituara, 392 topa të vjedhur ndaj kundërshtarëve, 257 pasime të ndaluara dhe 790 duele në tokë të fituara.
Klubi i Atalantës nuk ngurroi të uronte Gjimshitin për këtë arritje me klubin zikaltër, duke postuar në faqen zyrtare të klubit urimin për kapitenin tonë kuqezi.
KOHA JONË SONDAZH

