3 fitore në 3 ndeshje, Evertoni mund Crystal Palace dhe merr kryesimin (VIDEO)

3 fitore në 3 ndeshjet e para, Evertoni i Ancelottit e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin në Premier League. Skuadra nga qytet i Liverpoolit fitoi 2-1 në transfertën ndaj Crystal Palace.

Evertoni kaloi në avantazh me Calvert-Lewin, i cili është shndërruar në një makineri golash në këtë start të kampionatit, pasi sot realizoi golin e 5-të në këtë sezon.

Kouyate riktheu baraspeshën për Crystal Palace, por vetëm për pak minuta, pasi në të 40-ën ishte braziliani Richarlison që u tregua i saktë nga pika e penalltisë, duke i dhënë përkohësisht kryesimin Evertonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?