3 futbollistë me Covid-19 te Lazio, infektohet edhe Dzeko te Roma
Covid-19” pushton” skuadrën e Lazios. Sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport” 3 futbollistë të bardhekalërve kanë dalë pozitiv në tamponët e rinj të krye në Campus Biomedico në Romë gjatë mëngjesit të sotëm.
Identiteti i tyre nuk është bërë i ditur, por ata do të mungojnë me siguri në ndeshjen kundër Juventusit që do të luhet të dielën në orën 12:30.
Pandemia ka përfshirë edhe Romën, teksa së fundmi edhe Edin dreko ka dalë pozitiv. Boshnjaku do të mungojë në sfidën e radhës ndaj Genoas si dhe do të humbasë grumbullimin me kombëtaren. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

