Supersfida Milan-Juve/ Mbyllet pjesa e parë, bardhezinjtë më të rrezikshëm
Juventusi dhe Milani e kanë mbyllur në barazim pa gola pjesën e parë të supersfidës në “Allianz Stadium”. Të dyja skuadrat krijuan momente të rrezikshme, por portierët dhe mungesa e saktësisë në finalizim bënë që rrjeta të mos prekej.
Juventusi e nisi më mirë dhe në minutën e 2-të pati rastin e parë me Alajbegovic, i cili pasi mori topin në treçerekësh, u afrua drejt zonës dhe lëshoi një goditje të fuqishme me të djathtën, por topi përfundoi mbi traversë.
Në minutën e 12-të, Nico Gonzalez provoi me të majtën nga kufiri i zonës, por goditja ishte shumë qendrore dhe u prit nga Maignan. Rasti më i mirë për Juventusin erdhi në minutën e 25-të. Locatelli fitoi topin dy herë në mesfushë dhe aksioni përfundoi te Conceição. Portugezi goditi, Maignan priti fillimisht, ndërsa në topin e kthyer Locatelli tentoi të devijonte në rrëshqitje, por nuk arriti ta dërgonte në rrjetë.
Milani u përgjigj me disa aksione të rrezikshme. Rabiot provoi të shërbente Gonçalo Ramosin me një krosim, por sulmuesi nuk arriti të devijonte topin.
Në minutën e 38-të, Maignan u bë sërish protagonist, duke ndalur një tjetër tentativë të Conceição pas një aksioni të bukur të Juventusit.
KOHA JONË SONDAZH

