3 gola në 6 ndeshje, emocionohet Asani: Tifozët, mbështetja jonë më e madhe

Një nga yjet e kombëtares, Jasir Asani, i cili është një nga autorët e golit në përballjen e sotme ndaj Çekisë, e ka cilësuar këtë takim si një finale, që u mbyll me sukses. Ai ka vlerësuar tifozerinë në stadium, si mbështetja më e madhe e kuqezinjve në fushë.

“Tifozët kanë qenë mbështetja jonë që nga minuta parë, ka qenë një finale tjetër, për fat treguam një rezultat shumë të mirë. Për golat, është merita e të gjithëve që krijojnë hapësira për mua”, tha Asani.

Po ashtu ylli kuqezi, Asani nuk ka nguruar të tregojë mirënjohjen për trajnerin që e ftoi në kombëtare. “Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë, pas golit arritëm të krijojmë dhe raste të tjera. Dua të falenderoj trajnerin sepse më kanë mbështetur që ditën e parë dhe jam mirënjohës për gjithë jetën”, përfundoi Asani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?