5 raste pozitive me Covid-19 tek Interi, por asnjëri prej tyre s’është futbollist

Interi është duke kaluar një moment të mirë në kampionat, pasi kryeson me 4 pikë më shumë se Milani. Triumfi 0-3 në derbin e fundjavës së kaluar, ka sjellë entuziazëm të madh në kampin zikaltër, por Covid-19 ka trazuar ambientin e klubit italian.

Pesë raste pozitive me Covid-19 janë regjistruar tek Interi. Për fatin e mirë të Antonio Contes, asnjë prej tyre nuk është futbollist. Dy administratorët e deleguar Alessandro Antonello dhe Giuseppe Marotta, drejtori sportiv Piero Ausilio dhe një nga zyrtarët Angelo Capellini janë prekur nga virusi. Të gjithë drejtuesit janë në izolim, teksa shpresohet që të mos jetë prekur asnjë nga futbollistët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?