7 vjet të tjera pezullim për Blatter dhe Valcke

Ish-presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ka marrë një tjetër pezullim për shtatë vjet e tetë muaj nga futbolli. Dënimi i radhës është vendosur për shkelje të shumta të kodit të etikës së FIFA-s dhe hyn në fuqi sapo të përfundojë pezullimi aktual në muajin tetor.

Të njëjtin ndëshkim ka marrë edhe ish-sekretari i përgjithshëm i organizatës së futbollit botëror, Jerome Valcke. Një njoftimin e dhënë nga FIFA për këtë pezullim të ri të dy ish-funksionarëve të lartë, shkruhet:

“Hetimet ndaj zotërinjve Blatter dhe Valcke u zhvilluan për akuza të ndryshme, veçanërisht në lidhje me pagesat e bonusit në lidhje me garat e FIFA-s, që u ishin paguar zyrtarëve të lartë të menaxhimit të FIFA-s, zgjatjet e kontratave të punës, si dhe rimbursimin nga FIFA të kostove juridike private, në rastin e Z. Valcke.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?