72 orë para publikimit të listës kuqezi për ”EURO 2024”, Daku shënon dhe “i shkel syrin” Silvinjos
Mirlind Daku nuk di të ndalet. Sulmuesi nga Gjilani është kthyer në një makineri golash në Rusi, ku sot ka shënuar të pestin në 6 ndeshjet e fundit. Në sfidën që Rubin Kazan po luan përballë Sochi-t, Daku gjeti rrjetën në minutën e ’22, duke kaluar në avantazh ekipin vendas. Bomberi kuqezi konfirmon kështu formën e shkëlqyer që po kalon, duke “i shkelur syrin” teknikut Sylvinho, 72 orë para publikimit të listës së të grumbulluarve të kombëtares shqiptare për në Euro2024.
View this post on Instagram