A e preku dy herë topin Alvarez? Vjen përgjigja nga vetë sulmuesi argjentinas

Derbi i Madridit, Atletico-Real u vendos nga ruleta e penalltive. Ajo që bërë shumë zhurmë ishte penalltia e ekzekutuar nga Julian Alvarez. Sulmuesi argjentinas arriti të dërgojë topin në rrjetë, por gjyqtari i takimit u thirr nga dhoma e VAR.
Pasi ri pa pamjet, gjyqtari e konsideroi të parregullt këtë penallti për prekje të dyfishtë të topit, një vendim që nuk ishte marrë asnjë herë në këtë fazë të penalltive.
Alvarez i pyetur për këtë episod u shfaq konfuz. “Nuk e di”, u përgjigj shkurtimisht Alvarez i pyetur nëse e kishte prekur dy herë topit.