“A merr vesh nga futbolli ti”, Al-Khelaifi shpërthen ndaj gazetarit pas ndeshjes (VIDEO)

Nasser Al-Khelaifi, Presidenti i PSG, deklaroi pas eliminimit të ekipit të tij nga Borussia Dortmund në gjysmëfinalet e Champions League se fati ju mohoi kualifikimin.

“Jemi krenarë që kemi ekipin më të ri në Evropë, kemi arritur 3 gjysmëfinale Championsi në 5 vite, edhe pse objektivi ynë nuk është vetëm ky. Nuk është fundi i botës, duhet të vazhdojmë punën që kemi nisur. Nuk kishim fat ose kishim fat të keq. 4 shtylla, kurrë nuk më kishte ndodhur më parë. Nuk kam çfarë them më tepër”, u shpreh Al-Khelaifi për mediat.

Presidenti i klubit francez humbi kontrollin kur u pyet për të ardhmen e trajnerit Luis Enrique: “Po ndërtojmë diçka për të ardhmen, duam të vijojmë rrugëtimin drejt objektivit që kemi. Siç thashë, kemi ekipin më të ri të Evropës dhe e ardhmja na përket neve. A do të vazhdojë Luis Enrique në stol? Çfarë pyetje është kjo? Sinqerisht, a merr vesh nga futbolli ti?”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
PSG 0-1 Dortmund : "C'est quoi cette question ?", Al-Khelaïfi refuse d'évoquer Luis Enrique

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?