FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Abbiati flet hapur: Tifozët gabuan pasi Donnarumma…

Menaxheri i klubit të Milanit, Christian Abbiati foli për çështjen “Donnarumma”. Gjatë një prononcimi për mikrofonat e Rai Sport, Abbiati theksoi se tifozët nuk duhet ta lëndojnë portierin e talentuar i cili po mendon vetëm për Milanin, shkruan “Tuttomercatoweb”.

“Ai mund të qëndrojë në Milano edhe për shumë vite. Ai ka një kontratë të gjatë me ne, punon shumë. Ai po mendon për Milanin dhe po përpiqet të ndihmojë ekipin të arrijë rezultate pozitive. Tifozët nuk duhet ta lëndojnë sepse ai po bën një punë të mirë”, theksoi ai për mikrofonat e Rai Sport.

Kujtojmë që Gigio Donnaruma për shkak të ofendimeve të tifozëve “shpërtheu” në lot në dhomat e zhveshjes përpara fillimit të ndeshjes Milan-Verona.

Swiss Digital Desktop Reklama

/ SYRI.net /

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?