FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Agjenti i Lautaros zbarkon në Milano për të firmosur rinovimin me Interin

Interi po punon për të firmosur kontratën e rinovuar me sulmuesin argjentinas Lautaro Martinez. Menaxherët e sulmuesit kanë mbërritur prej disa ditësh në Milano dhe janë takuar me Ausilion e Zanettin, por nuk ka pasur hapa konkretë, pasi administratori i deleguar Giuseppe Marotta vetëm dje la spitalin, ku u trajtua nga koronavirusi.

Në fillim të javës pritet që Marotta, Lautaro e menaxherët e tij pritet të ulen në tavolinë dhe të hedhin formën mbi kontratën e re, që do ta zgjasë bashkëpunimin mes palëve deri në verën e 2024-ës.

Marrëveshja është arritur që në muajin janar, me numrin 10 zikaltër që do të përfitojë një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon, plus bonuset në lidhje me performancën, ndërsa është vendosur gjithashtu që të hiqet klauzola e prishjes së kontratës prej 111 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?