Agjenti i Verrattit flet për ofertën 100 milionë Euro të Barcelonës

Marco Verratti është objektivi kryesor i merkatos së Barcelonës e cila kërkon të shpenzojë mbi 100 milionë euro.

Agjenti Donato Di Campli ka thënë se është shumë i komplikuar një transferim i mundshëm i italianit në “Camp Nou”.

“Është shumë e komplikuar të largohet, por ne tashmë i kemi treguar PSG-së idetë tona. Nuk po flasim për Barcelonën apo ndonjë klub tjetër, por për projektin. Nëse PSG-ja nuk dëshiron ta shesë, pas gjitha ofertave nga Evropa, atëherë duhet t’i shikojmë se si janë gjërat në Itali. Është e vështirë… Mendoj se do të ishte një marrëveshje që ende është jashtë fushës së klubeve italiane”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?