FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ajax leksione Lyon-it, holandezët me një këmbë në finalen e “Europa League”

Ajax i madh thuajse nuk e ka diskutuar gjysmëfinalen e parë të “Europa League” kundër Lyon pasi kanë mposhtur lehtësisht francezët 4-1.

Në stadiumin “Johan Cruijff Arena”, holandezët shënuan golin e parë në minutën e 25-të me Traore për t’i lënë vendin Dolberg në të 34-n që dërgon vendasit në dhomën e zhveshjes me avantazh të dyfishtë.

Në të dytën është përsëri Ajax që e nis me të njëjtin ritëm. Jounes pak pas vërshëllimës së gjyqtarit i dërgon shifrat në 3-0. Kundërpërgjigjet për herë të parë Lyon që shkurton përkohësisht diferencën me anë të Valbuena, por që nuk jep shumë shpresë pas fituesit e 4 herë “Ligës së Kampionëve” do shënonin të katërtin gol me anë të Traore që gjen rrjetën e dytë personale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Takimi i dytë që vulos përfundimisht se kush shkon në finale luhet me datë 11 në stadiumin “Parc Olympique Lyonnais”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?