Akuzat për pastrim parash, reagon Allegri: S’kam asnjë lidhje me veprimtari të paligjshme!

Trajneri i Juventusit, iu përgjigj thashethemeve për përfshirjen e tij në hetimin e basteve dhe lojërave të fatit.

“Unë deklaroj me vendosmëri absolute se nuk jam lidhur me asnjë ndonjë veprimtari të paligjshme ose të parregullt dhe, aq më pak, me çdo shkelje të legjislacionit kundër pastrimit të parave”, deklaroi strategu italian.

Hetimet janë në proces dhe pretendohet të kenë të bëjnë veçanërisht me disa transaksione të bëra në llogarinë rrjedhëse të Allegrit, nga një kompani malteze e akuzuar për mashtrim të rëndë, evazion fiskal.

SHKARKO APP