FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Al-Khelaifi: Mbappe-n nuk e shesim kurrë, Neymar i lumtur me ne!

Nasser Al-Khelaifi qartëson të ardhmen e Mbappe, Neymar dhe Pochettino. Presidenti i Paris-Saint Germain ka folur për L’Equipe duke treguar planet e klubit francez.

“Dua të jem i qartë: Mbappe do të qëndrojë, ne kurrë nuk do ta shesim dhe nuk do të largohet falas. Barcelona u përpoq deri në fund të merrte Neymar, por ai është i lumtur këtu.

Mbappe ka gjithçka që i nevojitet këtu, çfarë klubi tjetër mund të gjejë me ambicie dhe plane më të mira sesa PSG? Diskutimet e rinovimit janë të mira, shpresoj se mund të gjejmë një marrëveshje së shpejti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pochettino? Në fund të sezonit u takuam dy herë, duke biseduar për 2-3 orë. Ai kurrë nuk më tha se donte të largohej, kishte gjithnjë një qëndrim pozitiv dhe është i përfshirë në çështjet e shoqërisë. Flet çdo ditë për merkaton me Leonardo e ka një kontratë dy-vjeçare. Ashtu si me Mbappe, njerëzit përpiqen të na shqetësojnë por askush nuk do të na ndajë”, deklaroi Al-Khelaifi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?