Alarm nga Covid-19 te Spanja, infektohet një tjetër futbollist!
Tjetër i infektuar me Covid-19 te Kombëtarja e Spanjës. Federata Spanjolle e Futbollit, nëpërmjet një komunikate për mediet, ka njoftuar se Diego Llorente, mbrojtësi 27-vjeçar që luan për Leeds United në Premier League, ka rezultuar pozitiv me COVID-19 në kontrollin rutinë të kryer të martën.
Në njoftim shkruhet se “futbollisti do të largohet sonte nga grumbullimi i ekipit kombëtar, duke ndjekur të gjitha protokollet e përcaktuara shëndetësore.”
Diego Llorente është futbollisti i dytë i “Lo Rojas” që rezulton pozitiv me COVID-19, pas Sergio Busquets, duke i hapur probleme trajnerit Luis Enrique. Për t’i paraprirë çdo të papriture thirri për të qenë në gatishmëri pesë futbollistë si: Brais Mendez, Rodrigo Moreno, Fornals, Carlos Soler, Kepa dhe Albiol.
Nëse tamponët e radhës, brenda kohës së inkubimit nga rasti i parë, tregojnë qoftë dhe një pjesëtar tjetër me Koronavirus, atëherë situata do të bëhej vërtet alarmante. Sfida e parë e Spanjës në Europian do të jetë më 14 qershor ndaj Suedisë.