Alessandro Nesta emërohet trajner i skuadrës italiane, Perugia
Klubi i njohur italian, Perugia ka emëruar ish-legjendën italiane, Alessandro Nesta si trajner të skuadrës së tyre.
Një deklaratë në faqen zyrtare të Perugia konfirmon se Nesta ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit dhe do të paraqitet të martën pasdite.
Kështu, ish-mbrojtësi i njohur i Lazios do të udhëheqë klubin Grifoni në dy ndeshjet e Play-Offit të Serie B.
Me këto dy ndeshje, Perugia dhe Nesta do të kërkojnë të ngjiten në kategorinë kryesore italiane, Serie A.
Nesta njihet si legjende italiane, pasi ka fituar shumë trofe me Lazion e Milanin në Serie A dhe gara evropiane, teksa ka fituar edhe Kupën e Botës me Italinë
KOHA JONË SONDAZH

