Alisson bëhet i paarritshëm, Juventus hedh sytë nga De Gea

Zhvillimet e fundit në merkato kanë detyruar Juventus të rishikojë planet për portën. Objektivi kryesor, Alisson Becker i Liverpoolit, është bërë i vështirë për t’u arritur për shkak të kërkesave të larta financiare, rreth 8 milionë euro në sezon.

Në këtë situatë, në skenë rikthehet fuqishëm emri i David de Gea. Portieri spanjoll konsiderohet një zgjidhje më pragmatike, që kombinon eksperiencën e madhe me një kosto më të përballueshme për klubin bardhezi.

Vlera e tij në treg vlerësohet rreth 10 milionë euro, ndërsa paga sezonale kap shifrën e 3.5 milionë eurove, parametra që përputhen më mirë me politikën financiare të Juventusit. Për më tepër, De Gea shihet si profil i përshtatshëm për idetë e trajnerit Luciano Spalletti, sidomos për aftësinë në organizimin e mbrojtjes dhe menaxhimin e situatave të presionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me negociatat për Alisson që po komplikohen gjithnjë e më shumë, mundësia që De Gea të veshë fanellën e Juventusit po bëhet gjithnjë e më konkrete. Klubi synon të mbyllë sa më shpejt çështjen e portës përpara nisjes së sezonit të ri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?