FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Andi Lila: Do ta mundim Italinë

Andi Lila ndjehet shumë më fat që ka mundësinë për të luajtur kundër Spanjës dhe Italisë. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Andi Lila thotë se të luash kundër më të mirëve është ëndërr e çdo futbollisti.

Ai po ashtu thotë se edhe pse do të kenë përballje shumë të vështira, beson se në Shkodër mund të marrin tre pikë kundër Italisë dhe të hyjnë në histori të futbollit.

““Është fat i madh për brezin tonë që na qëlloi të luanim ndaj dy skuadrave kampione të botës. Çdo lojtar i ka ëndërr ndeshje të tilla, sepse nuk luan dot përditë me lojtarë nga më të mirët në botë”, tha fillimisht Lila gjatë konferencës për media.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Një pikë me Italinë? Mendoj që në Shkodër mund të marrim tre pikë. Por, ne do të hyjmë në fushë të japim maksimumin. Siç e dinë të gjithë do të jenë dy ndeshje shumë të vështira, por nuk do të jemi inferiorë ndaj askujt. Nuk kemi çfarë të humbasim. Personalisht jam optimist se do të marrim rezultat, madje tre pikët e plota ndaj Italisë, për të shkruar historinë se kemi fituar përballë një kampioni të botës”, tha ai në fund.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria me 6 tetor luan në udhëtim ndaj Spanjës, ndërsa tre ditë më vonë e pret Italinë në Shkodër.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?