Andi Verçani largohet nga FSHF-ja: 5 vite me arritje historike!
Ish-shefi i departamentit te komunikimit në Federatën Shqiptare të Futbollit, Andi Verçani ka njoftuar këtë të martë largimin nga FSHF-ja. Me anë të një njoftimi në rrjetet sociale, ai shton se largimi nga pasionet e mëdha është i vështirë.
“Hyra si djalë i ri plot pasion për futbollin dhe largohem si një burrë i përmbushur nga eksperiencat e jashtëzakonshme që përjetova në 5 vite e gjysmë në drejtimin e Departamentit të Komunikimit në Federatën e Futbollit.
Këto 5 vite ishin të mbushura me arritje historike për futbollin shqiptar dhe ndihem shumë mirë që kam dhënë një kontribut timin në këto gur-themeli që janë vendosur.
Duhet të falenderoj shumë përzemërisht të gjithë kolegët me të cilët kam ndarë emocione, sakrifica dhe shumë gëzime e suksese. Një falenderim i veçantë shkon për mjeshtrin Edi Reja, Sylvio Mendes Campos Junior, Dorival Junior, Pablo Zabaleta dhe Armand Dukën.
Kur largohesh nga pasionet e mëdha është disi e vështirë, por jam i buzëqeshur se kam shumë momente magjike për të kujtuar”, shkruan Verçani.



KOHA JONË SONDAZH

