FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ansu Fati operohet në fshehtësi, sezoni për të mund të quhet i mbyllur

Ansu Fati po kalon një nga momentet më të vështira të karrierës së tij të shkurtër. Sipas gazetës “AS”, sulmuesi ka shfaqur probleme serioze në gjurin e tij të majtë gjatë fazës së riaftësimit, duke mos qenë në gjendje të përballonte ngarkesat e larta fizike për shkak të inflamacionit (në gju).

Kjo situatë e pafavorshme ka detyruar lojtarin dhe mjekët të heqin dorë nga caktimi i një afati për kthimit në fushë. Mediet në Spanjë kanë zbuluar sot se Ansu Fati i është nënshtruar në fshehtësi të plotë një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale nga Dr. Ramon Cugat.

Operacioni mësohet se është kryer në janar. Ansu Fati u operua më 9 nëntor për një këputje të meniskut të brendshëm në gjurin e tij të majtë. Objektivi ishte që lojtari të kthehej në fushë katër muaj më vonë. Sidoqoftë, afatet janë thyer, siç dëshmohet nga fakti që lojtarit iu desh t’i nënshtrohej përsëri operacionit, vetëm dy muaj më vonë. Lojtari është duke bërë ushtrime rikuperimi në pishinë. Planet e rehabilitimit kanë ngecur dhe nuk pritet që lojtari të stërvitet në terren për rreth dy muaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?