FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Anthony Joshua – Carlos Takam, në këtë kanal mund ta shikoni duelin e madh

Televizionin gjerman RTL do ta transmetojë duelin mes Anthony Joshua e Carlos Takam.

Kampioni i botës në boks, Anthony Joshua, do të zbresë sonte në ring për herë të parë që nga prilli i së shtunës mbrëma, kur nokautoi Wladimir Klitschkon, shkruan Gazeta Express.

Britaniku do të tentojë sonte të mbrojë titullin në versionet IBF dhe WBA në kategorinë super të rëndë kundër Carlos Takam.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meçi i madh do të nisë në orën 23:00 (sipas kohës sonë) në Cardiff “Principality Stadium” në Uells, para mbi 70 mijë shikuesve e milionave të tjerë para ekraneve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për 28 vjeçarin do të jetë dueli i 20’të në boksin profesionist ku deri tani ka arritur 19 fitore dhe të gjitha duelet i ka përfunduar para kohe.

Në anën tjetër, Takam 36 vjeçar, ka 35 fitore, tre humbje dhe një barazim. Dueli do të transmetohet drejtpërdrejt në televizionin gjerman RTL në 23:00.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?