Araujo: Vinicius fantastik, ndaj Realit na pret një ndeshje e madhe!

Ronald Araujo pritet të jetë titullar të dielën në “El Clásico”, që do të zhvillohet në “Santiago Bernabéu”, por ende nuk është vendosur pozicioni i tij në fushë. Mbrojtësi uruguaian mund të aktivizohet si qendërmbrojtës, ose si mbrojtës i djathtë, në varësi të gjendjes fizike të Koundé, i cili nuk është stërvitur rregullisht gjatë javës.

Pavarësisht këtij dyshimi taktik, Araújo shfaqet i bindur për potencialin e Barcelonës në supersfidën ndaj Real Madridit.

“Është një ndeshje e madhe, e vështirë dhe e luftuar, por kemi aftësinë për ta fituar. Jemi në formë të mirë dhe me shumë besim,” deklaroi ai për mediat spanjolle.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur u pyet për kundërshtarin, uruguaiani nuk kurseu vlerësimet: “Real Madridi është një skuadër e madhe, me lojtarë fantastikë dhe shumë cilësi.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa për Vinicius Jr., me të cilin ka pasur përballje të forta në të kaluarën, Araújo tregoi respekt maksimal: “Shikoj vetëm atë që bën në fushë. Është lojtar spektakolar dhe gjithmonë profesionist kur luajmë kundër. Më pëlqejnë lojtarët si ai, guximtarë, që të sfidojnë. Çfarë thuhet jashtë fushës nuk më intereson, e rëndësishme është ajo që tregon në lojë.”

Në fund, Araújo foli edhe për shokun e tij të ri, Lamine Yamal, i cili po mahnit botën e futbollit me paraqitjet e tij: “Është shumë profesionist, stërvitet fort dhe në ndeshje bën atë që demonstron çdo ditë në stërvitje. Edhe pse është shumë i ri, është tashmë një nga më të mirët në botë, një lojtar dhe person i jashtëzakonshëm.”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?