Arbitri i anulon golin në minutën e fundit, por Uzuni dhe Ferencvaros kalojnë në grupet e Championsit
Myrto Uzuni dhe ekipi i tij i Ferencvaroshit do të luajë në grupet e Champions League në sezonin e ri që pritet të fillojë pas pak ditësh. Skuadra nga Hungaria barazoi 0-0 në shtëpi në ndeshjen e kthimit të eliminatoreve përballë Moldeve, por kaloi më tej falë barazimit 3-3 në fushën e norvegjezëve.
Lojtari i Kombëtares Shqiptare ishte fare pranë shpalljes hero i ekipit të famshëm hungarez teksa dërgoi topin në rrjetë në minutën e fundit shtesë të takimit, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje. Ai u aktivizua për 90 minuta të plota duke dhënë gjithçka për ekipin e tij.
Ekipet e tjera që këtë mbrëmje kaluan në fazën e grupeve të Champions League janë Dinamo Kiev dhe Olympiacos. Ukrainasit fituan dhe ndeshjen e dytë përballë belgëve të Gent me rezultatin 3-0, ndërsa grekët barazuan në transfertë 0-0 përballë qipriotëve duke ruajtur avantazhin e fitores në shtëpi.
KOHA JONË SONDAZH

