Arbitri që ka gjykuar në Champions, do të vendos drejtësi në Shqipëri-Angli
Të dielën Shqipëria luan ndeshjen më të vështirë të këtij grumbullimi, pret Anglinë në “Air Albania” për eliminatoret e Katar 2022. Në këtë vendosje do të vendosin drejtësi gjyqtar nga Izraeli, me kryesor Orel Greenfeld. 40-vjeçari është një arbitër me mjaft eksperiencë. Ai ka gjykuar deri në 1/8-at e Europa League dhe Champions League, përfshirë ekipe si Real Madrid, Juventus, Manchester City, Atalanta dhe Atletico Madrid.
Greenfield njihet si një arbitër që në shumicën e rasteve nuk e ndërpret shumë ndeshjen dhe lejon lojën deri në limitet e rregullores. Nga djemtë e kombëtares Myrto Uzuni dhe Berat Gjimshiti kanë luajtur në fushë nën drejtimin e tij në ndeshjet Ferencvaros-Juventusit këtë sezon në fazën e grupeve, e përfunduar në 1-4 për italianët dhe City-Atalanta në sezonin e shkuar, ku anglezët fituan 5-1.
KOHA JONË SONDAZH

